Ligue 1

Deschamps: Mbappe mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, edhe një herë lavdëroi Kylian Mbappe, pas fillimit mahnitës të sezonit. 19-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 12 ndeshje, në të gjitha garat, për PSG.

Sulmuesi është një kandidat për të fituar “Topin e Artë”, ndërsa Deschamps, ekipi i të cilit përballet me Holandën dhe Uruguajin më pas, këtë muaj, përsëri e lavdëroi Mbappe: “Kylian është në gjendje të bëjë gjëra të jashtëzakonshme, shikoni statistikat e tij. Ai është efikas, shikoni golat që ka shënuar me klubin e tij dhe me ne, gjithashtu ka dhënë asiste.

Mbappe është një lojtar i ri, i cili po bën shumë mirë për momentin. Ai është një lider në sulmin e PSG. Natyrisht, ende mund të përmirësohet dhe kjo është e mrekullueshme, por tashmë është shumë efektiv”.

Mbappe foli të enjten për kandidaturën e tij për “Topin e Artë”. “Adoleshenti” thotë se ka bërë gjithçka që mundet për të fituar çmimin këtë vit, duke shtuar se nuk do të ketë keqardhje, nëse votat nuk do të shkojnë në adresën e tij.

Më shumë nga Ligue 1