Bundesliga

Dëshira e Hummels: Më rrisni shpejtësinë te FIFA 2018!

Dëshira e Hummels: Më rrisni shpejtësinë te FIFA 2018!

Qirinj të ndezur mbi tortë, disa sekonda refleksioni për të zgjedhur dëshirën që kërkon t’i realizohet, pastaj i shuan ata, duke mbajtur gjallë shpresën. Ishte 16 dhjetor të vitit të kaluar, Mats Hummels mbushi 28 vjeç. Nga jeta i ka pasur të gjitha: një bashkëshorte që e do, një familje e bashkuar, luan te skuadra kampion e Gjermanisë dhe ka fituar Kupën e Botës si protagonist. Eshtë i famshëm dhe i pasur. Çfarë kërkon më shumë? E thjeshtë: të jetë pak më i aftë në “FIFA 2018”, loja e tij e preferuar.

Image result for hummels fifa 2018

“Duhet ta kem vlerën të paktën 70 te FIFA 2018, për sa i përket shpejtësisë. Uroj të vlerësohem pak më shumë,” – tha Hummels, në ditën e datëlindjes. Po, sepse në edicionin e kaluar shpejtësia e tij ishte 62. Edhe këtë verë vlera e treguesit “speed” ka mbetur e ulët për Hummels, 64. Për këtë arsye mbrojtësi ka publikuar mesazhin e mëposhtëm në “Twitter”: “Thjesht, nuk po arrijnë të mësojnë.” Ka nga ana që mendojnë edhe të bëjnë një peticion për rritjen e shpejtësisë të Hummels. Ku i dihet, në vitin 2019…

Më shumë nga Bundesliga