• Dëshmia e re e finales së 2005: “Champions-in ndaj Milan e fitoi Gerrard, në pushim përzuri Benitez nga dhomat e zhveshjes”

    Publikuar: 2 Mar 8:36

    Ka momente në jetë në të cilat papritur spikat një episod ndaj të cilit fillimisht askush nuk i kishte dhënë peshën e duhur. Më pas, duke rimenduar kohë më vonë, e analizojmë me sy tjetër. Është pikërisht kjo që me siguri po ndodh aktualisht me Djibril Cissé, i cili duke folur me “Mirror”është rikthyer të mendojë dhe reflektojë mbi finalen e “Champions League”e fituar nga Liverpooli i tij, kundër Milan në superndeshjen e luajtur në Stamboll, pasi kuqezinjtë kishin mbyllur pjesën e parë në avantazhin e tre golave. Atë mbrëmje ka ndodhur një nga përmbysjet më të mëdha në historinë e futbollit. Dhe sipas Cisse, meritat shkojnë të gjitha për Steven Gerrard.

    Rezultate imazhesh për cisse gerrard benitez

    Është finalja e vitit 2005. Jemi më 25 maj. Luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit. Milan arrin të ngjitet në avantazh vetëm pak sekonda nga fillimi i ndeshjes, falë golit të Paolo Maldini, më pas në fund të pjesës së parë vjen dygolëshi i Hernan Crespo, që fikson rezultatin në shifrat 3-0 në favor të kuqezinjve. Në lidhje me atë që ka ndodhur gjatë 15 minutave të pushimit të ndeshjes ka dhe qarkullojnë legjenda të shumta. Njëra prej tyre tregon madje që futbollistët e Liverpool u karikuan pasi dëgjuan shishet e shampanjës që hapeshin në dhomën e zhveshjes së Milan aty ngjitur. Pavarësisht të gjitha gojëdhënave, fakti është që anglezët u rikthyen në fushë me një tjetër motivim. Shënuan 3 gola në 6 minuta dhe më pas fituan trofeun madhor, pas gjuajtjeve të penalltisë.

    Rezultate imazhesh për cisse gerrard benitez

    Për Cisse, ish-sulmuesin e Liverpool, që arriti të shënojë një gol gjatë llotarisë së penalltive, atë mbrëmje, Gerrard nxorri në pah një karakter të rrallë. Do të bëhet një trajner i madh, e ka në AND. Nuk e di nëse është ajo që ai dëshiron të bëjë, por tani po trajnon në Akademi dhe mendoj se për atë është thjeshtë fillimi. Atë ditë në Stamboll artikuloi diskutimin më të mirë që unë kam dëgjuar ndonjëherë në karrierën time. U kërkoi të gjithëve që të largoheshin nga dhoma e zhveshjes. Madje edhe vetë trajnerit Benitez, pasi dëshironte të qëndronte i vetëm me shokët e tij. Kjo gjë na dha karikimin e duhur për të fituar ndeshje. Nevojiten atributet për të bërë diçka të atillë, zbulon Cisse sekretin e asaj mbrëmje magjike. Ishte pikërisht Gerrard ai që shënoi të parin mes atyre tre golave, si dhe fitoi penalltinë që u shndërrua në golin e barazimit 3-3.


    Lexo postimet e tjera