• Dëshmia e tmerrshme e Kuyt: “Crouch për pak sa nuk më mori jetën në prag të finales së Champions League

    Publikuar: 4 Jan 5:58

    Dirk Kuyt shënoi për Liverpool në humbjen 2:1 të Liverpool kundër AC Milan në finalen e Champions League të vitit 2007. Gjithsesi, ai rrezikoi të mos merrte pjesë në këtë sfidë pas një incidenti të çuditshëm me makinat ‘go-kart’. Lojtarët e Liverpool shkuan të gjithë të garonin në ‘go-kart’ teksa ndodheshin në Athinë për finalen. Kapiteni aktual i Feyenoord pësoi një dëmtim të vogël, por nuk e pengoi të luante në pas.

    Liverpool lost the 2007 Champions League final to AC Milan, but Kuyt was lucky to play at all

    “Zgjodha një vend të sigurt për të parë shokët se si garonin bashkë me trajnerin Rafa Benitez. Vetëm kur papritur vjen Crouch i cili po ecte me 60 km/orë dhe nuk po arrinte të frenonte,” rikujton Kuyt për FourFourTwo.

    Kuyt and Crouch enjoyed a strike partnership during their time on Merseyside

    “E vetmja gjë që mund të bëja ishte të kërceja në ajër. Menaxhova të kërceja mbi Crouch dhe ai si përfundim u përplas me disa kuti që ishin pas meje,” vijon holandezi mbi incidentin. “Ishte një moment delikat pasi po riaftësohesha nga një dëmtim në kavilje, dhe gjithë ai kërcim nuk mund të ishte mirë për mua. Por fatmirësisht nuk më ndodhi gjë, as mua e as Crouch.” Kuyt ka luajtur te Liverpool përpara se të shkonte te turqit e Fenerbahce për tre sezone. Tashmë është rikthyer te klubi i fëmijërisë Feyenoord.


    Lexo postimet e tjera