Ligue 1

“Dështimi” i Arsenal mposht Neymar dhe shpallet Lojtari i Muajit

Në garën me Neymar të Paris Saint-Germain dhe Lecomte të Montpellier, Mathieu Debuchy ka dalë triumfues dhe publiku e ka shpallur Lojtarin e Muajit Shkurt në kampionatin francez.

Një çmim befasues për lojtarin që u transferua te Saint-Etienne vetëm dy muaj më parë.

Në katër ndeshje të Ligue 1 gjatë shkurtit (2 fitore dhe 2 barazime), mbrojtësi i djathtë ka shënuar dy gola.

Ai ka kontribuar më së shumti për  rilindjen e skuadrës së gjelbër në Ligue 1.

Ai u largua nga Arsenal për shkak se nuk gjeti hapësira dhe menjëherë ka vërtetuar se Topçinjtë kanë bërë një gabim të madh që e kanë lënë të largohet.

Më shumë nga Ligue 1