Bundesliga

10 gafat më të mëdha të merkatos së futbollit

Çdo skuadër ka dështimin e vet: edhe klubet kryesore të Europës dhe Amerikës së Jugut. Në krye të kësaj liste është një “futbollist i shtirur”, i cili arriti të mashtronte të gjithë…

ZARATE
Në Top 10 e transfertave të dështuara në merkato nuk mund të mungojë Mauro Zarate, i njohur ndryshe si “dështimi i dy botëve”. Pas një sezoni të mirë me Lazio-n, ka zhgënjyer në Premier, tek Inter dhe te Fiorentina, por rekordi vjen te Velez. Arrin edhe të urrehet nga tifozët e skuadrës për kalimin te rivalët e Boca-s.

BIANCHI
Rolando Bianchi, pas një viti shumë të mirë në Reggio Calabria, ku ka është shpallur edhe qytetar nderi, është blerë nga City i Eriksson për 13 milionë euro. Por, në Angli, ai ka humbur nuhatjen për golin: aventura e tij ka zgjatur vetëm gjashtë muaj dhe është mbyllur me 4 gola.

ANELKA
Nëse largohesh nga Madridi pasi refuzon të stërvitesh, kjo do të thotë ke ndonjë problem: Anelka ka kaluar në histori se ka shënuar një gol në finalen e Champions League të fituar kundër Valencia, por edhe se ka çmendur Real-in për një sezon të tërë: luan pak, irriton shumë. Sainz, pasi shpenzoi 33 milionë euro për të dhe pasi i ka ofruar një kontratë me 4 milionë euro në sezon për shtatë vite, ka pranuar se diçka nuk shkonte në kokën e tij…

SCHEVCHENKO
Një tjetër dështim historik. Chelsea ia vjedh Milan-it me një operacion që i ka lënë një shije të hidhur popullit kuqezi. Largohet nga Milano me Berlusconin që ka përkufizuar si një “qenush” që i bindet gruas. Pas një viti të parë zhgënjyes, e kalon të dytin mes stolit dhe tribunës. Kur u kthye te Milan, nuk ishte më ai i mëparshmi.

CERCI
Një karrierë e kaluar në kërkim të vazhdimësisë. Një sezon i jashtëzakonshëm në Torino, që e ka dërguar tek Atletico Madrid. Ka qenë i paharrueshëm mesazhi i gruas së tij në rrjetet sociale, e cila ka përshëndetur Italinë pasi më në fund bashkëshorti i saj do të luante në futbollin e rëndësishëm. Në fakt, Cerci ka parë të tjerët të luajnë. Nuk arrin të përshtatet me la Liga-n dhe kthehet në shënjestrën e talljeve të tifozëve të Atletico Madrid.

DIOUF
Ky është rasti klasik i sulmuesit që befason në Botërorin e 2002-it dhe gjen një ekip të madh që është g të investojë tek ai. Në Korën e Jugut, Diouf ka udhëhequr Senegalin një hap larg gjysmëfinaleve. Tifozët e gjysmës së botës kanë rënë në dashuri me të, por ka qenë Liverpool që e ka siguruar dhe që është penduar më pas për këtë lëvizje: 3 gola në dy vite.

RUSTU
Botërori 2002 i ka dhuruar një dështim edhe Barcelona-s, që ka marrë portierin Rustu, protagonist i një vendi të tretë historik me Turqinë: edhe në këtë rast blerja ka qenë një dështim. Nuk gjen hapësira,e dhe për shkak të rregullores që nuk lejon më shumë se tre lojtarë jo komunitarë për ndeshje. Më pas, ai është kthyer në atdhe, i pakënaqur me qëndrimin në stol.

SFORZA
Ka kaluar në historinë e kinemasë italiane, më shumë se në atë të futbollit, në batutën e famshme të Aldo, Giovanni dhe Giacomo, në filmin “Tre uomini e una gamba”. Fanella e Inter-it i rri shumë e gjerë. Rikthehet te Bayern Munich, por situata nuk ndryshon, me Rummenigge sa ka arritur deri aty dhe e ka quajtur “çizme që mban erë”. Karriera e tij te Bayern zgjat pak, por mjaftueshëm sa për t’u quajtur një dështim.

STEPANOVS
Në vendin e dytë të podiumit gjejmë një lojtar të marrë për… shaka. Lojtari nga Letonia ka luajtur me Arsenal nga viti 2000 në 2003-in. gjithçka ka lindur nga një test i keq në stërvitje, ku lojtarët e tjerë tallen duke i thurur vetëm elozhe. Problemi është se Wenger i merr ato lëvdata për të vërteta. Kështu, një ditë më pas, lojtarët nuk u besojnë syve kur e shikojnë përsëri atë në dhomat e zhveshjes. Ai u ka thënë: “Më ofruan një kontratë katërvjeçare”. Luajti 17 ndeshje në tre vite.

KAISER
Më i miri i dështimeve është ai. Kaiser, amerikanojugori që u shtir si futbollist. Ai që është tallur me drejtuesit e disa klubeve. Plotësisht i paaftë, ka një meritë: arrin të lidhë miqësi të ngushta, që e ndihmojnë të nënshkruajë kontrata. Pas hedhjes së firmës, ai arrinte të gjente gjithmonë një mënyrë për të mos luajtur. Botafogo, Flamengo, Fluminense dhe Vasco Da Gama. Një karrierë e shtirur, e kthyer në film.

Më shumë nga Bundesliga