Champions League

Dështimi i Mourinho-s, 350 mln euro për t’u eliminuar në 1/8-at

Sevilla ka përjetuar një natë historike në “Old Trafford” pasi ka eliminuar Manchester United në 1/8-at e Champions League. Ekipi spanjoll ka dominuar dhe ka turpëruar Jose Mourinho-n në shtëpinë e tij.

“Djajtë e Kuq” janë kthyer në kompeticionin mëtë rëndësishëm europian për klube pasi fituan Europa League sezonin e kaluar dhe pasi kanë shpenzuar 350 milionë euro në dy sezonet e fundit.

Paul Pogba (105m euro), Henrikh Mkhitaryan (42m euro, por është shitur tek Arsenal), Eric Bailly (38m euro), Romelu Lukaku (84.7m euro), Nemanja Matic (44.7m euros) dhe Victor Lindelof (35m euro) kanë qenë të gjithë pjesë e projektit, por që rrezikojnë ta mbyllin vitin pa trofe duke parë se United ka dalë jashtë çdo kompeticioni me përjashtim të Kupës së Anglisë.

Ka qenë një mbrëmje historike ajo e djeshmja në “Old Trafford”, por jo për ekipin që shpenzoi 350 milionë euro për të qenë protagonist në Angli dhe Europë.

Më shumë nga Champions League