• Dështoi të transferonte Odegaard, largohet ish-ylli Manchester United

    Publikuar: 17 Dec 10:07

    Mikael Silvestre do të largohet nga Rennes në Janar pasi dështoi të siguronte në huazim Martin Odegaard nga Real Madrid. Mbetet ende e paqartë nëse mungesa e marrëveshjes për norvegjezin është arsyeja e vërtetë pas largimit të ish-mbrojtësit të Manchester United dhe Arsenal. Gjithsesi është e sigurtë që dështimi për të afruar objektivin më të rëndësishëm të klubit në merkato, ka shënuar krisjen e madhe. Silvestre, 39 vjeçar ka luajtur në Old Trafford nga viti 1999-2008 dhe është tashmë në aventurën e tij të parë pasi doli në pension nga futbolli aktiv.

    Rezultate imazhesh për odegaard silvestre rennes
    Raportohet se Silvestre do të largohet në janar nga detyra e Drejtorit Sportiv te Rennes.

    Sipas “Ouest-France” futbollisti që ka luajtur 40 ndeshje me ekipin përfaqësues të Francës ka mbërritur në fund të aventurës së tij me ekipin Stade Rennais. Raportohet se menaxheri Christian Gourcuff ka bërë një kthesë të fuqishme të minutës së fundit duke deklaruar se nuk ishte më i interesuar të nënshkruante transferimin e Odegard, pavarësisht se e kishin norvegjezin në vizitë te Roazhon Park. Nga ana tjetër, 18-vjeçari ka dështuar për të impresionuar te Real Madrid nën drejtimin e trajnerit Zinedine Zidane, por i nevojiten hapësira dhe minuta loje. Së fundmi Silvestre kishte deklaruar në një intervistë: “Unë jam përgjegjës për komunikimin me presidentin Ruello, për të biseduar me Landry Chauvin, Christian Gourcuff, jam në dhomat e zhveshjes dhe marr lajme nga grupi kur ka mesazhe për lojtarët dhe menaxherët.

    Martin Odegaard was spotted in the stands at Rennes - but was eventually not signed by their manager
    Martin Odegaard u pa në tribunën e Rennes, por nuk firmosi transferimin te klubi francez.

    Me skuadrën, unë punoj ngushtësisht me Christian, për të patur të njëjtën përqasje. Kjo është edhe më shumë e rëndësishme referuar madhësisë së grupit, për kohezion dhe për atmosferë. Përveç nesh ka një distancë mes administratës dhe sportives. Unë bëj ndërlidhjen mes të dyjave. In spite of us, there is A separation betëeen the administrative and the sportsman. I make the link betëeen the tëo”, kishte deklaruar më parë Silvestre, që gjithashtu pranoi: Po, jam i lumtur, pasi nuk ka asnjëherë rutinë. Çdo ditë zhvillohen projekte të reja, probleme për tu zgjidhur, adaptim, unë e bëj çdo gjë sipas meje. Ky klub kishte një nevojë të menjëhershme.


    Lexo postimet e tjera