Merkato

Operacioni 60 milionë euro rrezikon të dështojë për shkak të vizitave mjekësore!

Transferimi rreth 60 mln euro i Nabil Fekir te FC Liverpool mund të prishet në finish. Sipas një raporti të Times, shkak është gjendja fizike e sulmuesit të kombëtares franceze.

Gjatë vizitës mjekësore të detyruar janë parë disa parregullsi. Një dëmtim i vjetër në gju, që është kontrolluar dy herë, por që nuk është shëruar 100%.

Problemi i Fekir në vizitat mjekësore është kapitulli i ri i sagës së merkatos së verës. Disa ditë më parë klubi i Lyon ka publikuar një deklaratë për shtyp ku mohon kategorikisht akordin me Liverpool.

Por fotot e tij me fanellën e Kuqe kanë anuluar atë deklaratë.

Të hënën Fekir ka udhëtuar me Francën në Rusi për të luajtur në Kupën e Botës. Prandaj për momentin bisedimet kanë ngrirë.

Në sezonin e kaluar të Ligue 1, ai ka shënuar 18 gola duke përgatitur edhe shtatë të tjerë.

Më shumë nga Merkato