Europa League

Dështon Prishtina, e skualifikon ekipi nga Luksemburgu

Ka tentuar deri në fund, por nuk ka mundur dot. Prishtina është eliminuar në fazën e parë të Europa League nga ekipi luksemburgas, Fc. Fola. Skuadra e Mirel Josës, i shkoi shumë pranë kualifkimit, por në shortin e penalltive, miqtë nga Luksemburgu janë treguar më të saktë. F.C Fola ka siguruar kalimin në raundin tjetër edhe pse në të dyja ndeshjet nuk arriti dot ta gjente rrugën e rrjetës dhe për Prishtinën ky skualifikim në këtë mënyrë mund të konsiderohet dështim. Ashtu si edhe në ndeshjen e parë në Luksemurg, ajo që kontrollon me tepër lojën është Prishtina, por Fola është e mirë-vendosur në fushë dhe nuk lejon hapsira në prapavijë.

Skuadra prishtinalie i kishte rastet më të pastra për gol, por nuk ia del që të konkretizojë siç duhet. Me rrjetat e paprekura në 90’ minuta, ndeshja iu drejtua kohës shtesë, ku ekipet nuk bënë shumë për ta zhbllokuar sfidën. Në ruletën e penalltive, Prishtina e nisi shume mirë, por nuk arriti të përfitojë, duke gabuar tre gjuajte njëra pas tjetrës, e ndikuar kjo ndoshta edhe nga mungesa e eksperiencës. Me këtë elimimin të Prishtinës, e vetmja skuadër kosovare që vijon aventurën europiane është Drita e Gjilanit, e cila gjithashtu në fazën tjetër do të përballet me një ekip nga Luksemburgu, Dudelange Fc.

Përgatiti: Ardit Hoxha

Më shumë nga Europa League