Futboll

Deulofeu firmos kontratën e re, kjo është klauzola e tij e largimit

Gerard Deulofeu sot ka firmosur kontratën e re me Barcelonën. 23-vjeçari, i cili në katër sezonet e fundit ka luajtur për tri skuadra të ndryshme në Angli, Spanjë dhe Itali, tashmë është rikthyer në shtëpinë e tij. Para se të hidhte firmën bashkë me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu, sulmuesi anësor bëri kontrollet mjekësore me pjesën tjetër të lojtarëve, meqë të gjithë janë rikthyer në “Camp Nou” për fazën përgatitore.

Deulofeu ka debutuar me skuadrën e parë të Barcelonës më 3 gusht 2011, para se të huazohej tek Evertoni në vitin 2013. Në sezonin vijues ai luajti te Sevilla, për t’u rikthyer tek Evertoni. Destinacioni i tij i fundit qe Milani, ku luajti nga janari deri në maj. Në 16 ndeshje si “djall”, ai shënoi katër gola. Vetëm dy javë më parë, Barcelona shfrytëzoi opsionin e riblerjes së tij dhe tashmë spanjolli ka një klauzolë largimi prej 20 milionë eurosh.

 

Më shumë nga Futboll