Fitnes

Dhimbjet e qafës dhe shpinës, “Telesport” ju jep disa këshilla

Dhimbjet e qafës dhe shpinës, “Telesport” ju jep disa këshilla

“Punë, punë natë dhe ditë, që të shohim pakëz dritë”, por nëse kjo na shkakton dhimbje, duhet të dimë si të sillemi. Dhimbja e qafës dhe e shpinës është kthyer në një shqetësim global, sidomos për njerëzit që kalojnë minimumi gjashtë orë në ditë duke punuar para kompjuterit.

Këto lidhen kryesisht me dhimbjen e muskujve, rruazat e dobëta ose nga ndonjë dëmtim i pësuar me kohë. Mosha dhe ngarkesat e rënda gjithashtu ndikojnë, për të mos harruar gjumin problematik. Po ju japim disa këshilla se si të silleni.

Blini një dyshek të ri! Ndoshta ky që keni nuk ju lë të flini rehatshëm. Bëni ecje sportive ose vrap, sepse ju ndihmojnë në shumë aspekte. Mirë është të mos flini me bark. Përpiquni të mos bëni si shtangistë duke ngritur gjëra të rënda. Pasojat mund të jenë të mëdha. Duhet të keni parasysh faktin se tendosja e muskujve është një faktor i zakonshëm që shkakton dhimbje qafe.

Masazhoni qafën në mënyrë që të relaksoni muskujt. Bëni ushtrime të rregullta dhe në punë bëni sa më shumë pushime. Për shembull, një orë punë para kompjuterit, 5 minuta pushim. Nëse nuk keni një praktikë të tillë, mos u ankoni!

Më shumë nga Fitnes