RUSI 2018

Di Biagio, gati të kthejë Balotell-in tek Italia

Historia e “axurrëve” nuk ka përfunduar në “San Siro dhe as nuk është fshirë nga Suedia. Fytyra e saj më e mirë, shpirti i saj, mbetet ajo e Gigi Buffon, akoma kapiten-lojtar i Juventus. Dhe, e thënë ndryshe, në dispozicion për kombëtaren, edhe pse një si ai nuk meriton atë lamtumirë të shëmtuar të 13 nëntorit të kaluar. Por për rindërtimin e kombëtares së Italisë do të duhet të shfrytëzohet çdo burim i mundshëm. Simboli kësaj dëshire për revansh mund të jetë pikërisht Mario Balotelli. Dy lojtarë të ndryshëm dhe shumë “larg”, të cilët mund të takohen përsëri në kombëtare, 4 vite pas dështimit në Brazil. Ajo që nuk ka ndodhu8r me Conte-n dhe Ventura-n, mund të ndodhë me Di Biagio-n.

Sulmuesi 27-vjeçar po kalon sezonin e tij më të mirë me Nice: 19 gola në 25 ndeshje, një rekord në 11 sezonet e karrierës së tij të mbushur me mijëra premtime të pa mbajtura. Ka fituar shumë trofe, por asnjëri nuk ka qenë më të vërtetë i tiji, ndërsa me kombëtaren ka luajtur 33 ndeshje, në të cilat ka realizuar 13 gola. I fundit ka ardhur pikërisht kundër Anglisë, në Manaus, ai që gënjeu italianët se mund të befasonin në Botëror. Tani situata është përkeqësuar. Thonë se është momenti më i mirë për të nisur gjithçka nga e para.

Më shumë nga RUSI 2018