Champions League

Di Maria: “Real transformohet kur këndohet himni i Champions”

“Për Real Madrid, Champions League është Champions League. Është tërësisht ndryshe nga La Liga, nga Kupa e Mbretit, është shumë e ndryshme. Kur këndohet himni i Champions League, Real transformohet, futbollistët ndryshojnë plotësisht dhe mendoj se kjo do të ketë një peshë të madhe”. Me këto fjalë Angel Di Maria ka nisur të analizojë supersfidën gjigante të Champions League mes Real Madrid dhe PSG.

Rezultate imazhesh për di maria psg real madrid

“Real nuk luan për të patur zotërimin e topit, ndërsa ne e bëjmë. Kemi luajtur me të njëjtën mënyrë si Barcelona, por me Real Madrid duhet patur shumë kujdes nga kundërsulmet e tyre, nëse humbet një top atë e marrin Cristiano, Bale dhe Benzema. PSG është shumë e fortë se vitin e kaluar, por kjo nuk bënë diferencën. Ndonjëherë për të fituar Championsin nevojitet të kesh jo vetëm një skuadër të mirë, por edhe fat. Pa atë nuk është e mundur të fitosh Championsin”, deklaroi Di Maria.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Champions League