UFC

Diaz “trondit” MMA: Më kanë helmuar para ndeshjes me St-Pierre

Nick Diaz i ka vënë fajin helmimit për humbjen endaj Georges St-Pierres në mars të 2013.

Duke folur për TMZ Sports, Diaz tha se i është dhënë një ilaç i çuditshëm në formë serumi në prag të ndeshjes ndaj St-Pierre për titullin kampion në peshën “welter” të UFC 158.

Ai shprehet se kurrë në jetën e tij nuk ka fjetur më shumë se pesë-gjashtë orë gjatë karrierës si sportist, por natën përpara ndeshjes ai ka fjetur për 14 orë.

Këto komente vijnë në mes të zërave se vëllai i tij, Nate Diaz, mund të ndeshet me St-Pierre në UFC 227 që do të zhvillohet më 4 gusht.

Pas ishte vetë presidenti Dana White ai që tha se po mundohej të bënte të mundur ndeshjen, Nate Diaz ka përdorur Facebook për të akuzuar St-Pierre se ka përdorur steroide kur është ndeshur me Nick.

Nick humbi ndasj St-Pierre me vendim unanim.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga UFC