Argetim

Diddy ndryshon sërish emrin

Diddy, emri i vërtetë Sean John Combs, ka ndërruar sërish emrin për të disatën herë.

I njohur më parë si Puff Daddy, Puffy P, P. Diddy, dhe së fundmi Diddy, Combs lajmëroi nëpërmjet mediave sociale gjatë fundjavës që sapo lamë pas emrin e ri.

Ai që sot e tutje do të quhet Brother Love, ose thjesht Love.

“Nuk do të quhem më Puffy, Diddy, Puff Daddy, ose ndonjë emër tjetër që kam pasur më parë,” shpjegon ai gjatë festimit të ditëlindjes së tij më datë 4 nëntor.

“Emri im i ri është Love, ose ndryshe Brother Love. Nuk jam ai që kam qenë më përpara. jam një tjetër njeri.”

Përveçse ka lajmëruar emrin e ri, ai ka zbuluar se ka ndërmend të blerë NFL-në.

Më poshtë, vizitoni edhe njëherë filmin e tij të shkurtër Black Excellence bashkë me Jay-Z.

Më shumë nga Argetim