Merkato

Diego Costa, Chelsea i merr makinën dhe e nis drejt Turqisë

Diego Costa mund të largohet nga Chelsea në orët në vazhdim. Sipas shtypit anglez, Besikasi është hedhur në sulm për ta huazuar spanjollin, i cili, pavarësisht marrëdhënieve aspak të mira me trajnerin Conte, është përfshirë në listën e 25 lojtarëve për Premier League. Merkaton në Turqi mbyllet nesër dhe Besiktas po kërkon të bëjë një lëvizje në momentin e fundit. Gjithsesi, Costa ka bërë të ditur se do të transferohet tek Atletico Madrid në janar, kur bardhekuqtë do të kenë mundësi të bëjnë blerje pas bllokimit të merkaton të vendosur nga FIFA për gjithë 2017-ën.

Ndërkohë, “Sun” ka zbuluar se Chelsea ka urdhëruar punonjësit e sigurisë që të zhvendosin makinën e sulmuesit, që ndodhej e parkuar në parkingun e rezervuar për lojtarët e skuadrës së parë të Chelsea-it në qendrën stërvitore të Cobham. Mjeti është zhvendosur në zonën e rezervuar për makinat e ekipit të moshave. Kështu, lufta e ftohtë mes Costa-s dhe klubit londinez vazhdon.

Më shumë nga Merkato