Connect with us

Futboll

Diego Costa foto me fanellën e Atletico, i çon të fala trajnerit Conte

Thuajse i larguar nga Chelsea, sulmuesi spanjoll Diego Costa është filmuar mbrëmë duke festuar me fanellën e ekipit të Atletico Madrid. Dhe në video duket qartë se mes tij dhe skuadrës së Chelsea gjithcka është e mbyllur. Madje Diego Costa i çon një mesazh ish-shokut të skuadrës Cesk Fabregas gjatë komunikimit “live”, që t’i japë një përqafim trajnerit Antonio Conte. Sulmuesi spanjoll aktualisht ndodhet në Lagarto të Brazilit, pasi ka marrë leje nga blutë e Londrës për të pushuar, ndërkohë që pritet largimi i tij nga “Stamford Dridge”.

Diego Costa dhe trajneri Antonio Conte

Trajneri italian Antonio Conte ka deklaruar se sulmuesi 28-vjeçar nuk bën më pjesë në planet e tij për të ardhmen, ndërkohë që Diego Costa nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për t’u rikthyer tek Atletico Madrid. Ndaj sulmuesi po shijon pushimet në Amerikën Latine, ndërkohë që Chelsea ka nisur përgatitjet për sezonin e ri sportiv 2017-2018. Costa nuk ka munguar të dalë në video e foto me fanellën e Atletico, skuadrës së tij të zemrës, në pritje të mosë fatin e tij.

Më shumë nga Futboll