Futboll

Probleme tek Atletico, Diego Costa kërkon të trajtohet si një… kampion bote

Sulmuesi Diego Costa ka ngritur zërin dhe kërkon një rritje rroge nga skuadra e Atletico Madrid, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Marca”. Sipas kësaj të fundit, sulmuesi spanjoll kërkon që rroga e tij të jetë e përafërt me atë të kolegut të tij të skuadrës, francezit Antoine Griezmann.

Pagesa aktuale e Diego Costa është sa gjysma e asaj të Griezmann, kampion bote, me francezin që përfiton rreth 20 milionë euro në sezon. Ndaj dhe sulmuesi spanjoll kërkon që të ndihet më i vlerësuar nga skuadra, duke kërkuar që rroga e tij të jetë 12-15 milionë euro/sezon.

Por vështirë sëe skuadra e Atletico të bjerë në “grackën” e sulmuesi spanjoll, kontrata e të cilit me skuadrën “colchoneros” skadon në vitin 2021. Ai duhet të presë ende edhe dy vjet për të kërkuar një rritje rroge ose të nisë që tani të kërkojë një ekip të ri për të plotësuar kërkesat e tij.

Më shumë nga Futboll