La Liga

“Diego Costa, një nga lojtarët më të nënvlerësuar”

Diego Costa ka zbarkuar në Madrid për t’u ribashkuar me ekipin e Diego Simeone. Kjo lëvizje i ka dhënë fund aventurës së tij 3-vjeçare me Chelsea-in, por ai nuk do të harrohet lehtësisht në “Stamford Bridge”. Të paktën jo nga ish-kapiteni i londinezëve John Terri, i cili e cilëson spanjollin si një nga lojtarët më të nënvlerësuar që ia ka parë ndonjëherë. “Sukses Diego në udhëtimin tënd të ardhshëm”, ka shkruar Terry në Instagram.

“Një lojtar i jashtëzakonshëm dhe një nga më të mirët që unë kam takuar në botën e futbollit. Të luaja kundër tij në stërvitje dhe në ndeshje ishte një makth. Ai është nga më të mirë dhe një nga më të nënvlerësuarit me të cilët unë kam luajtur. Ai ka dhënë gjithçka për klubin tonë sa herë që ka veshur fanellën e Chelsea-it dhe është një fitues i lindur. Do të më mungosh. Të uroj suksese ty dhe familjes tënde”.

Më shumë nga La Liga