Futboll

Diego Costa rikthehet në Madrid, prezantohet me fanellën e Atletico

Më në fund telenovela e sulmuesit Diego Costa është mbyllur. Pas 4 vitesh në Premier League dhe pas 6 muajsh pushim, sulmuesi spanjoll është rikthyer në La Liga te skuadra e zemrës, Atletico Madrid. Sot është bërë prezantimi i sulmuesit, që do të veshë sërish fanellën e Atletico. “Kam pritur shumë gjatë për këtë moment. Jam lodhur duke u stërvitur gjatë kësaj kohe, mezi pres të luaj sërish në fushë. Edhe pse nuk jemi në Champions e shoh se kemi një skuadër të mirë dhe jam i bindur se do të bëjmë një kampionat fantastik”, tha Diego Costa gjatë prezantimit.

Diego nuk ka nevojë për prezantime. Ai është i mirëpritur tek ne”, tha presidenti i ekipit të Atletico, Enrique Cerezo, që ka qenë gjatë prezantimit të sulmuesit spanjoll. Ai vjen pas transferimit nga skuadra e Chelsea, me të cilin u shpall kampion në Premier League sezonin e fundit. Por ai pati mosmarrëveshje me trajnerin Antonio Conte dhe u vendos largimi i tij. “Tifozët e Chelsea më kanë mbështetur dhe ndihmuar, por nuk e mësova dot gjuhën angleze”, tha Diego Costa, duke anashkaluar problematikat që pati muajt e fundit me blutë e Londrës.

Diego Costa gjate prezantimit tek Atletico Madrid

Më shumë nga Futboll