Futboll

Diego Costa: “Transferohem në tjetër klub, nëse Atletico nuk sakrifikon!”

Diego Costa është rikthyer të flasë në lidhje me situatën e tij, kësaj here në një intervistë për ESPN Brazil. Sulmuesi qartëson se nuk ka asnjë marrëveshje me Atletico dhe shton se ndonëse është dëshira e tij, fanella bardhekuqe nuk është opsioni i vetëm. Costa bën një apel në adresë të klubit madrilen, për të lëvizur me përpjekje për blerjen e sulmuesit të Spanjës, ose ndryshe do të marrë në konsideratë të tjera destinacione, të gatshme për të paguar për atë.

“Nuk kam asnjë marrëveshje me Atletico, është thjeshtë një dëshirë. Unë kam një kontratë me Chelsea dhe një afeksion special për klubin dhe tifozët e Atletico Madrid, që më kanë trajtuar gjithmonë mirë. Nuk kishte asnjë arsye që unë të stërvitesha me ekipin e rezervave te Chelsea. Këtë gjë ia bëra të qartë drejtuesve. Dukej si një shenjë mungese respekti ndaj meje, sepse unë bëra një sezon të shkëlqyer dhe fituam titullin kampion në Premier League. Nuk do të kthehem derisa situata ime të zgjidhet. Gjithashtu u kam bërë të qartë atyre se ekipi ku dua të shkoj është Atletico Madrid. Nuk do të gënjej. Dua ta zgjidh sa më parë”, deklaroi Costa.

“Unë e kam shprehur tashmë publikisht afeksionin dhe interesimin tim për të luajtur me Atletico, por nëse ata, Atletico dhe Chelsea, nuk arrijnë marrëveshjen e gjithashtu nëse bardhekuqtë nuk bëjnë asnjë përpjekje, unë nuk mund të dua të luaj për një klub që nuk dëshiron të bëjë asnjë sakrificë për të më patur mua. Menaxheri im tha se Chelsea kërkon diçka që Atletico as që i afrohet… Tregu është i çmendur fare…Kina? Njerëzit flasin shumë, kishte një interesim, por unë nuk u largova. Isha i lumtur që u vlerësova, por nuk pranova, sepse dua të jem në Kupën e Botës.

Më shumë nga Futboll