Futboll

Diego Simeone mbush dy “shekuj” me Atletico Madrid!!!

Diego Simeone tha se futbollistët e tij te Atletico Madrid e treguan përkushtimin e tyre duke mposhtur Valencia me rezultatin 3-0, por i kërkoi atyre të luajnë çdo ndeshje të mbetur në këtë sezon, si të ishte një finale. Atletico është në vendin e katër të La Liga, kur kanë mbetur edhe 12 ndeshje nga fundit. Antoine Griezmann (2) dhe Kevin Gameiro (1) shënuan për vendasit. Skuadra e drejtuar nga Simeone kishte marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit dhe trajneri argjentinas është kënaqur nga përgjigja e ekipit të tij.

Atletico Madrid Valencia La Liga

Simeone tha: “Duke qenë se kishim luajtur të enjten, fizikisht dhe mendërisht ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne e bëmë mirë punën tonë. Skuadra luajti shumë mirë në pjesën e parë, ku mund të kishim shënuar edhe më shumë. Me përjashtim të ndeshjes kundër Barcelonës kemi bërë një paraqitje shumë të mirë në vitin 2017, por tani do të luajmë të gjitha ndeshjet deri në fund si të ishin finale. Të shohim se cila është skuadra më e fortë.”

Antoine Griezmann Atletico Madrid Valencia La Liga

Simeone ishte në ndeshjen numër 200 në stolin e Atletico Madrid. “Të them të drejtën nuk e kisha menduar kurrë të qëndroja 200 ndeshje me klubin, – tha ai. – Jam i lumtur në vendin ku jam tani dhe kam në dispozicion një grup futbollistësh që po luajnë me zemër, pavarësisht nga vështirësitë e ndryshme. Këto pesë vjet jam kënaqur me gjithçka te kjo skuadër. Edhe sot ndaj Valencia, ekipi tregoi se është i përkushtuar dhe me dëshirë për fitore, kështu si duhet të ndodhë gjithmonë.”

Më shumë nga Futboll