Connect with us

Futboll

Dieta e Conte-s dhe portierët e Guardiola-s…

Asët nën mëngë te Chelsea dhe Manchester City? Ai që ka zbuluar metodat e Antonio Conte-s dhe Pep Guardiola-s është presidenti i “Assoanalisti” të futbollit, Mario Savo. “Peformance analyst” apo “Analisti i performancës”, është një profesion që gjithmonë e më shumë po gjen hapësira në botën e sportit dhe futbollit në veçanti. 28-vjeçari Savo është një profesionist i këtij sektori dhe prej vitesh punon në këtë fushë, duke bashkëpunuar me shoqëri prestigjoze në botën e futbollit.

mariosavo

Së fundi ai ka marrë përsipër të tregojë sekretet e teknikut salentin të Chelsea-t: “Të gjithë e njohim kapacitetin motivues dhe taktit të ish-trajnerit të Italisë, por Conte mbështetet edhe te një dietolog: duke ndryshuar dietën dhe ritmet e gjumit të lojtarëve të Bluve, ai ka reduktuar në mënyrë drastike numrin e të dëmtuarve”. Elozhe edhe në adresë të Pep: “Do t’i shikoja pafundësisht ndeshjet e Barça-s së tij. Ka ndryshuar futbollin e 15 viteve të fundit duke zhvilluar gjithmonë modelin e tij. Të flasësh me të për 4-3-3-in është degraduese, loja e Pep fillon nga portieri ndaj dhe i kërkoi City-t të shiste Hart”.

allegri-montella-juventus-milan-serie-a

Për sa i takon Italisë, konkretisht për Juventus-in dhe Milan-in numri 1 i “Assoanalisti” nuk ka dyshime: “Superpushteti i bardhezinjve qëndron te vazhdimësia, mbi të gjitha kundër të voglave. Allegri është një trajner shumë fleksibël: modifikon gjithmonë skuadrën e tij në bazë të kundërshtarëve”. Po Djalli?: “Montella është një teknik modern, ka një lojë “mesdhetare” dhe është argëtues. Në vend që t’i “burgosë” talentet e tij të rinj në skema, ai mbështetet mbi parimet e lojës për të çliruar krijimtarinë dhe fantazinë”, u shpreh Savo që është një profesionist në analizën e shifrave, shumë e rëndësishme për të kuptuar forcën e kundërshtarit.

Më shumë nga Futboll