Ligue 1

Dikur ishin shokë skuadre, tani kërkon të bëhet trajner i Balotellit

Pas thashethemeve dhe konfirmimeve të para, lajmi zyrtar ka mbërritur: pas lamtumirës së Favre, Nice ka një trajner të ri. Ai është Patrick Vieira, mesfushori legjendar i Arsenalit, Interit dhe Juventusit. Francezi i njohur ulet në stolin e kësaj skuadre të Ligue 1 pas përvojës së parë si trajner në Amerikë.

42-vjeçar nuk pati asnjë hezitim për të nënshkruar një kontratë trevjeçare me ekipin e Mario Balotelli. Me këtë të fundit ka qenë ish-shok grupi tek Interi, ndaj SuperMario do të jetë misioni i tij këto ditë. Vieira do të përpiqet ta ndryshojë mendjen e tij, në mënyrë që të fillojë ndërtimin e diçkaje të madhe në aventurën e tij të parë europiane.

Më shumë nga Ligue 1