Gossip

Dikur lojtar i kombëtares kuqezi, tani punon 14 orë në ditë si picier

Nga fusha e blertë tashmë në botën e sipërmarrjes. Kjo është trajektorja e ish-futbollistit të kombëtares shqiptare, Skerdilajd Curri. Ai vijon të jetë në Gjermani, por, pasi e ka lënë futbollin, ka nisur një aventurë të re në këtë vend. Tashmë, futbollisti kavajas ka një piceri të tijën, të quajtur “Rrushi”. Në një prononcim për mediat gjermane, 41-vjeçari ka sqaruar se nuk është vetëm personi që jep urdhra për të punësuarit e tij, por e bën edhe vetë punën e picierit. “I përgatis vetë picat dhe punoj përafërsisht 14 orë në ditë. Futbolli nuk është gjithçka në jetë”, – thotë ish-futbollisti. Për klientët, ai ka varur në një kënd të picerisë së tij edhe fanellat e skuadrave, me të cilat ka luajtur disa sezone në futbollin gjerman, përfshirë Unterhaçing, Starnberg, Plauen, Erzgebirge Aue.

Më shumë nga Gossip