Connect with us

Kombëtarja

Dilema e Venturës; me apo pa Balotellin ndaj Shqipërisë?!

“Mario Balotelli duhet të tregojë dëshirën e tij për të luajtur për ekipin kombëtar të Italisë, nëse do të rikthehet me axurrët në vitin 2017”, – thotë Giampiero Ventura.

 

“Mario Balotelli duhet të tregojë dëshirën e tij për të luajtur për ekipin kombëtar të Italisë, nëse do të rikthehet me axurrët në vitin 2017”, – thotë Giampiero Ventura. Kujtojmë se Balotelli nuk ka luajtur me fanellën e kombëtares që nga Kupa e Botës, “Brazil 2014”, mbi dy vite më parë, por emri i tij është përmendur për një ftesë të mundshme në të ardhmen, nisur nga shfaqjet e tij mbresëlënëse për Nice. Pasi hasi në probleme te Liverpool dhe Milani, sulmuesi ka gjetur më të mirën e tij përsëri, në “Ligue 1”, duke shënuar tetë gola në po aq ndeshje dhe ndihmuar skuadrën të kryesojë renditjen.

84fc8dbe5d9729517a84fe4c2db49efa_169_l

Italia nuk do të jetë në veprim deri në kualifikuesen e Kupës së Botës me Shqipërinë, më 24 mars, dhe trajneri Ventura ka paralajmëruar edhe një herë rikthimin e Balotelli në kombëtare: “A do të flas me Balotellin? Absolutisht, po, – tha Ventura një konferencë për media. – Si do të rrjedhin ngjarjet, tani për tani nuk e di. Cilësitë e tij nuk janë për diskutim, por ka gjëra të tjera që mund të merren në pyetje. Hap pas hapi kemi për të parë se ku mund të shkojmë me Marion. Forca e ekipit është mbi gjithçka; të gjithë duhet të tërheqim në të njëjtin drejtim, të gjithë duhet të jemi në bord. Kjo vlen për çdo lojtar, jo vetëm për Balotelli.”

 

[interaction id=”579b0d6e71e8e7060c359b96″]

Më shumë nga Kombëtarja