Europa League

Din. Kiev-Lazio, italianët s’kanë fituar asnjë nga katër ndeshjet e fundit

Dinamo e Kievit ka arritur të marrë një rezultat befasues në takimin e parë të 1/8-ve të Europa League të luajtura javën e kaluar në “Olimpico” kundër Lazio-s. Bardhekaltrit nuk po kalojnë një moment të mirë dhe nuk kanë arritur të marrin asnjë fitore në katër ndeshjet e fundit që kanë luajtur në të gjitha kompeticionet.

Kjo ecuri ka bërë që skuadra e Simone Inzaghi-t të zbresë në vendin e katërt të renditjes së Serisë A dhe të vërë në dyshim kualifikimin në edicionin e ardhshëm të Champions League duke parë se Inter i vendit të pestë është vetëm një pikë larg.

Dinamo, nga ana tjetër, ka pak mundësi që të kapë rivalët e Shakhtar Donetsk, të cilët kryesojnë kampionatin ukrainas me një avantazh prej gjashtë pikësh dhe, për rrjedhojë, do të kërkojnë ta shfrytëzojnë në maksimum rezultatin e marrë në ndeshjen e parë.

Objektivi i vendasve mund të lehtësohet edhe nga problemet që kanë pasur italianët në mbrojtje, në javët e fundit (katër gola të pësuar në dy ndeshjet e luajtura kundër Dinamos dhe Cagliari-t). Për më tepër, vendasit nuk kanë humbur asnjë nga 7 ndeshjet e fundit europiane që kanë luajtur në shtëpi, në të cilat kanë shënuar 21 gola.

Më shumë nga Europa League