• Dinamo e Zagrebit, skuadra më e keqe e Champions League

    Publikuar: 9 Dec 2:53

    Mes shumë rekordeve që regjistrohen në Champions League, ekziston edhe një negativ. Madje, më negativi i të gjithë kohërave. Ky rekord i takon Dinamos së Zagrebit që e ka mbyllur fazën me grupe të këtij edicioni me zero pikë të grumbulluara dhe zero gola të shënuar. Kurrë më parë një ekip nuk është paraqitur kaq keq në fazën e parë të kompeticionit. E vetmja skuadër që i është afruar ka qenë Levski në vitin 2000, por që ka arritur të shënojë një gol.

    1 Skuadra më e keqe të gjitha kohërave
    Rekordi ishte shumë afër. Ndeshja e fundit e kroatëve ka qenë kundër Juventus-it, në transfertë. Përballja është mbyllur 2-0 për vendasit, duke respektuar të gjitha parashikimet dhe duke i dhuruar Dinamos titullin e “skuadrës më të keqe të të gjitha kohërave të Champions League”. Përveç lojtarëve të ekipit, mes atyre që duhen fajësuar është edhe trajneri Ivaljo Petev, i cili nuk ka qenë në gjendje të bëjë diçka për të shmangur këtë rekord aspak për t’u pasur zili.

    2 Kampion në Kroaci prej 11 vitesh
    Edhe grupi nuk ka qenë nga ata të pakalueshmit, duke parë se vetë Juventus nuk e ka nisur shumë mirë, para se të kthehej në rrugën e duhur, në momentin e duhur. Sevilla dhe Lyon janë dy ekipe më të mira se Dinamo, por kroatët mund të kishin bërë diçka më shumë në shtëpi. Edhe pse në tokën e tyre ata e fitojnë kampionatin prej 11 vitesh.

    3 Datat e disfatës
    Kapitullimi europian ka filluar 14 shtatorin e kaluar kur Lyon ka mundur Dinamon e Zagrebit 3-0. Në ndeshjen pasuese, të zhvilluar në shtëpi, kundër Juventus, ka ardhur një tjetër goleadë për rivalët, teksa kroatët nuk kanë arritur të gjejnë golin. Më pas kanë ardhur dy përballje me Sevilla-n, 0-1 në Kroaci dhe 4-0 në Spanjë. Një seri paraqitjesh negative, që kanë vazhduar më 22 nëntor, me humbjen 1-0 të pësuar në “Maksimir Stadion” kundër Lyon. Në fund, golat e Higuain dhe Ruganit kanë kompletuar disfatën.

     

    [interaction id=”584ab481bd642e4a6985136f”]


    Lexo postimet e tjera