Kampionati Shqiptar

Dinamo nis punën më 13 korrik

Kampionati i Kategorisë së Parë pritet të nisë në mesin e muajit shtator, ndërsa skuadrat që do të marrin pjesë në të kanë ende kohë për pushime dhe për të menduar datën se kur do të nisë puna. Megjithatë, Dinamo është një ndër ekipet e së Parës që vit pas viti i ka nisur më herët se te tjerët përgatitjet.

Këtë verë stërvitja e parë pritet të zhvillohet më 13 korrik, pra pas dy javësh. Administratori Ismet Saliaj ka pohuar se trajner do të jetë Igli Allmuça, i cili nga lojtar dhe kapiten i skuadrës, këtë vit do të marrë rolin e trajnerit te Dinamo.

Allmuca lojtari

Igli Allmuça, lojtari që këtë vit do të emërohet trajner i Dinamos për sezonin 2015-2016

Përpos stafit teknik, i cili duket i plotësuar te blutë, duhet të plotësohen radhët e skuadrës me futbollistë. Në fundin e sezonit 2014-2015 u larguan Enri Tafaj dhe Arbër Capa, të cilët emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, veç tyre u larguan sulmuesit Ermir Rezi dhe Daniel Xhafaj. Ndërkaq, lojtarë të tjerë kërkohen nga skuadra të Superiores dhe të Kategorisë së Parë, të cilët janë në dilemë për të ardhmen.

[total-poll id=43873]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar