Kampionati Shqiptar

Dinamo zyrtarisht qëndron në Kategorinë e Parë

Dinamo ka siguruar mbijetesën në Kategorinë e Parë pasi ka barazuar 1-1 në ndeshjen e sotme kundër Elbasanit, që rrezikon seriozisht të zbres një kategori më poshtë. 17 herë kampionët e Shqipërisë ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 33’ të ndeshjes me nigerianin Ejoh, që e dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll në avantazh të kryeqytetasve, të cilët edhe në të dytën ishin ata që kontrolluan lojën. Gjithsesi Elbasani e gjen golin e barazimit pak minuta para fundit me Jurgen Peqinin.

Image result for Dinamo elbasani

Me pikën kundër Dinamos, elbasanasit parakalojnë në renditje Sopotin por gjithçka do të vendoset në ndeshjen e fundit për ta. Elbasanit i mjafton edhe një barazim në përballjen direkte për mbijetesë kundër librazhdasve që do të luhet këtë javë. Nga ana tjetër Sopotit i bën punë vetëm fitorja për të mos zbritur në Kategorinë e Dytë.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar