Seria A

Dinho për yllin e Serisë A: Adhuroj ta shoh të luajë, është mes më të mirëve në botë

Ronaldinho, ish-ylli i Brazilit, Barcelona-s dhe Milan-it, ka zbuluar emrin e lojtarit të Serisë A që i pëlqen shumë dhe të cilin adhuron ta shikojë të luajë. “Napoli po bën një punë shumë të madhe”, ka thënë braziliani. “Mendoj se këtë vit mund të luftojë për titullin me Juventus-in. Dybala dhe Mertens janë dy lojtarë të mëdhenj, që bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Më pëlqen shumë ta shoh Dybala-n të luajë, mendoj se në këtë moment është mes dhjetë lojtarëve më të mirë në botë, nuk i mungon shumë për të qenë mes pesë ose tre të parëve: është një nga më të fortët në botë”.

Më shumë nga Seria A