• Ndiqnin United në Europa League, tragjedi me 30 viktima në Nigeri

    Publikuar: 21 Apr 9:21

    Në Calabar, kryeqytetin e Shtetit të Cross River në Nigeri, ka ndodhur një tragjedi e pabesueshme. Një grup tifozësh po shihnin në një qendër ndeshjen e Europa League mesManchester United dhe Anderlecht, kur një kavo i tensionit të lartë ra mbi strukturë. Sipas asaj që raportohet nga mediat lokale, bilanci i viktimave është prej të paktën 30 të vdekurish.

    Rezultate imazhesh për Nigeria tragedy manchester united

    Çështja ka goditur edhe klubin anglez, që nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social “Twitter” ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për tragjedinë: “Mendimet tona shkojnë për tifozët e United, miqtë e tyre dhe familjeve të prekura nga tragjedia në Calabar, Nigeri, dje”.

    Rezultate imazhesh për Nigeria tragedy manchester united


    Lexo postimet e tjera