Boks

Disa këshilla për t’u bërë të fortë si Conor McGregor

Disa këshilla për t’u bërë të fortë si Conor McGregor

Conor McGregor dhe Floyd Mayweather’s të shtunën do të ndeshen me njëri-tjetrin për t’i treguar gjithë botës se kush është më i forti në ring. Thuajse çdo djalë i ri ëndërron që të ketë trupin dhe vendosmërinë e tyre, por jo gjithkush mundet. Epo, të paktën duhet provuar një stërvitje e mirë.

“Sky Sports” ka mësuar disa detaje nga regjimi i gjigantit McGregor. 

Intense late night work with the team on the @conormcgregorfast conditioning program.

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

“Ne stërvitemi pesë e gjysmë ose gjashtë ditë në javë”, – thotë Julian Dalby, shkencëtari i sporteve i cili ndjek me vëmendje çdo ditë planin stërvitor të performancës ekstreme të boksierit. Ai shpjegon mënyrën e punës. “Stërvitja ka të bëjë me kombinimin e stërvitjes aerobike në intensitet të lartë me atë në mënyrë të vazhdueshme. Kjo krijon kushtet ideale për ruajtjen e formës së tij”.

Po si ha McGregor? Edhe këtë e zbulon Dalby. “Në një ditë të zakonshme, ai ha nëntë herë. Është çmenduri mënyra se si duket trupi i tij. Ne i japim 4000 kalori në ditë, sepse ai shpenzon shumë energji. Ne i japim atë që trupi i tij ka nevojë, kur t’i duhet. Nëse ai një ditë bën një stërvitje tepër intensive, i japim më shumë karbohidrate. Ka raste kur ai ka nevojë për më shumë karbohidrate apo yndyrna dhe ia japim. Nuk ka vakte të lehta. Nëse ke një Lamborghini, duhet ta mbushësh vetëm me karburant të cilësisë më të mirë”.

Refuelling after a great practice today with @bsnsupplements! #FinishFirst #ad

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

E veçanta e McGregor-it është se kërkon të përmirësohet edhe më shumë. Stërvitja që ai bën e lejon të ndryshojë. “Conor përmirësohet çdo ditë. Conor i sotëm është më i mirë se Conor i djeshëm”, – thotë trajneri i tij, Owen Roddy. “Ai bëhet më i mirë çdo ditë, çdo javë”.

Dhe ne jemi të sigurt se kështu është, sepse e kemi parë ç’bën në ring.

 

 

Më shumë nga Boks