Futboll

Disfata shkatërruese e Partizanit, aludohet dorëheqja e Starovës

Humbja shkatërruese e pësuar sot në transfertë 5-0 përballë Luftëtarit të vendit të fundit, duket se i ka kushtuar vendin e punës trajnerit Sulejman Starova, i cili aludohet se ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë që zyrtarizoi disfatën dërrmuese. Ndonëse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, të gjitha burimet dhe zërat e japin si fakt të kryer largimin e Starovës, dhe paraqitja në konferëncë për shtyp të zëvendësit të tij, Klevis Dalipi, është edhe prova e parë në favor të pretendimeve.

Nëse largimi i Starovës do të konfirmohet, atëherë kjo aventurë e re e trajnerit në krye të pankinës së kuqe ka zgjatur vetëm gjashtë ndeshje, që nga koha kur mori drejtimin e skuadrës në fillim të fazës së dytë. Në 6 ndeshje kampionat dhe 2 në Kupën e Shqipërisë, Starova ka regjistruar dy humbje, një barazim dhe pesë fitore, për ta lënë Partizanin në vend të 6-të me 21 pikë, pas javës së 15-të.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll