FSHF

Disiplina gjobit Lushnjën, përjashtohet Mamurrasi

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dhënë vendimet e fundit në lidhje me veprimtaritë në të gjitha kategoritë, ku spikasin dy vendime, ai gjobës së klubit të Lushnjës në masën 1 milionë lekë të vjetra, si dhe përjashtimin e ekipit të Mamurrasit nga Kategoria e Dytë, që do t’i duhet ta nisë garën në Kategorinë e Tretë, gjithnjë nëse do të regjistrohet.

VENDIMET E DISPLINËS, 9.11.2017

  1. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve , në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100,000 (njëqind mijë) Lekë.
    Zyrtari i KF “Shkumbini”, Astrit Isaj, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    3. KF “Vllaznia B”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljes përkatëse do të përshkallëzohen masat disiplinore.
    4. Lojtari i KF “Spartaku”, Insidor Dezdari, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    5. Lojtari i KF “Spartaku” Aldi Pjetri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    6. KF “Mamurrasi”, për mos paraqitje ne menyre te perseritur në ndeshjet e Kampionatit te Kategorisë se Dytë, në bazë Nenit 109/1.e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollstike 2017/2018, përjashtohet nga aktiviteti dhe dënohet me zbritjen e një kategorie me poshtë.
    7. Lojtari i KF “Kevitan” Markelino Tabaku, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    8. Lojtari I KF “Sopoti”,Shaqir Jugu, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    9. Lojtari i KF “Butriniti”, Marjo kacupaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    10. Lojtari i KF “Memaliaj”, Heklan Jaupi, per sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundershtare, ne baze te Nenit 48/1.d te KDS, denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    11. Lojtari i KF “Kukesi” U-19, Lavdrim Kovaci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    12. Lojtari i KF “Elbasani” U-19,Fabio Ramzoti, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes , në bazë të Nenit 48/1.e dhe Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    13. Zyrtari i KF “Flamurtari” U-19, Dritan Resuli, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    14. Lojtari i KF “Lushnja” U-19,Adriatik Basha, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    15. Lojtari I KF “Partizani” U-17, Leonidha Qyra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    16. Lojtari i KF “Tirana” U-17, Kristi Malo , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    17. Lojtari i KF “Pogradeci” U-17, Uendi Berberi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    18. Lojtari i KF “Flamurtari” U-17, Nedjan Nelaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    19. Lojtari i KF “Elbasani” U-17,Igli Harja, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    20. Zyrtari i KF “Elbasani” U-17 , Klajdi Hodaj, për sjellje jo sportive dhe kërcenim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 1,000,000 (një million) .Në aplikim të Nenit 136/1.e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.
    21. Lojtari i KF “Kastrioti” U-17, Haxhi Shullazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    22. Lojtari i KF “Kastrioti” U-17 Emirjon Cuni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
    23. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Veleciku”, Ervis Plishta dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ervis Plishta vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
    24. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Dinamo” U-19, Ledjon Kocani dhe faljen e masës së mbetur të dënimit . Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ledjon Kocani vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

Më shumë nga FSHF