FSHF

Disiplina ndëshkon Vllazninë, paralajmëron Partizanin

Komisioni i Disiplinës, i mbledhur sot në FSHF, ka analizuar problemet e shfaqura javën e kaluar në stadiumet tona, në të gjitha kategoritë. Në bazë edhe të relacioneve të sektorit të garave, janë marrë vendimet e mëposhtme:

 

– KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, dënohet me 1 ndeshje pa spektatorë.
– FK “Partizani” paralajmërohet se, në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
– KF “Luftëtari” paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të përshkallëzohen masat disiplinore.
– Zyrtari i KF “Kamza”, Albert Bana, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF “Burreli”, Donal Mellugja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF “Luzi 2008”, Ernis Sulaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

 

– Lojtari i KF “Vorës”, Ornold Hodo, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Pranimin e kërkëses së lojtarit të KF “Dinamo”, Julian Brahja, dhe pezullim i pjesës së mbetur të dënimit.
– Lojtari i KF “Velecikut”, Brilant Hasaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF “Memaliaj”, Aristotel Kuca, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i KF “Skrapari”, Femi Diko, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes, duke fyer me fjalë ofenduese, dënohet me 5 ndeshje pezullim. 12. Lojtari i KF “Skrapari”, Klevis Jaho, për goditje me grusht ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti. 13. KF “Maliqi” për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar në kor me shprehje ofenduese e duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, dënohet me 4 ndeshje pa spektatorë.
– Lojtari i KF “Domosdova”, Erjon Duka, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 24 muaj pezullim nga aktiviteti.

 

– Lojtari i KF “Domosdova”, Kristian Lleshi, për kërcënim dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke e goditur me grusht e duke i sjellë pasoja të rënda, dënohet me përjashtim përjetë nga çdo aktivitet futbollistik.
– Lojtari i KF “Domosdova”, Ardit Facja, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke e pështyrë e duke nxitur urrejtje e akte dhune, dënohet me 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
– KF “Domosdova”, për kryerjen e kërcënimeve nga lojtarët e saj dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, humbet ndeshjen kundër Tepelenës me rezultatin 3-0 në tavolinë, si dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
– Zyrtari i FK “Partizani” U-19, Ylli Shehu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– Lojtari i FK “Partizani” U-19, Mario Bajramaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.
– KF “Veleciku” U-17, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Besëlidhja” U-17, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
– Ekipi i “Tirana AS” femra, për dështim në përmbushjen e përgjëgjesive, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.

Më shumë nga FSHF