Kampionati Shqiptar

Disiplina pezullon 4 ndeshje Bakajn, gjoba për tri skuadra të Superiores

Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 4 javë pezullim lojtarin e Tiranës, elis Bakaj, i cili pa bërë 5 minuta në fushë, në derbin e madh të kryeqytetit, ndaj Partizanit, mori karton të kuq dhe i la të tijtë me një forcë më pak. Ofendimi që i bëri kryesorit Lorenc Jemini i kushtoi të kuqen

Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 4 javë pezullim lojtarin e Tiranës, elis Bakaj, i cili pa bërë 5 minuta në fushë, në derbin e madh të kryeqytetit, ndaj Partizanit, mori karton të kuq dhe i la të tijtë me një forcë më pak. Ofendimi që i bëri kryesorit Lorenc Jemini i kushtoi të kuqen, por jo vetëm kaq. Disiplina e ka marrë në shqyrtim rastin e tij, duke e pezulluar 4 javë nga aktiviteti. Ndërkohë, ky organ juridik i FSHF-së mori në shqyrtim tërë problemet disiplinore, të konstatuara në ndeshjet e kategorive të ndryshme të futbollit, shqyrtoi kërkesat e paraqitura, u njoh me relacionin e sekretariatit teknik, dhe në fund mori këto vendime:

Të kuqtë dhe korçarët janë gjobitur për sjellje të gabuar të tifozëve.

Disiplina ka gjobitur për sjellje të gabuar të tifozëve Partizanin, Flamurtarin dhe Kukësin

1. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
2. Lojtari i KF “Tirana”, Elis Bakaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 javë pezullim nga aktiviteti sportiv.
3. KF “Flamurtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.
4. KF “Kukësi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë.

tomori

Lojtari i KF “Vora”, Gazmir Fucija, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, pezullohet 5 ndeshje

5. Lojtari i KF “Vora”, Gazmir Fucija, për goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
6. KS “Vlora” U-19, për mosparaqitje në ndeshjen me KF “Lushnja” U-19, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.
7. KF “Shkëndia B.T” U-19, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen me KF “Kastrioti” U-19, humbet në tavolinë me rezultatin 3-0.

 

[interaction id=”56c8ccd3ee2dfdd360741556″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar