• Dita kur po vdiste Fenomeni Ronaldo dhe 5 fakte për tu zbuluar 20 vite nga “Topi i Artë”

    Publikuar: 4 Jan 7:41

    Në 1997, Ronaldo pushtoi botën. Fitoi “Topin e Artë” duke u bërë u bërë gjithashtu futbollisti më i ri në historinë e futbollit që fiton çmimin “FIFA World Player” dhe transferohet te Inter. Para Cristianos kishte vetëm një Ronaldo. Një “Fenomen” që 20 vite më parë, në 1997 shënoi një faqe të rëndësishme në historinë e futbollit. “Ishte idhulli im dhe si futbollist ishte i kompletuar. Nuk do të ketë më kurrë një futbollist më të mirë se ai”, e përshkruante Ibrahimoviç.

    Rezultate imazhesh për ronaldo fenomen goalkeeper

    Ndërsa Sacchi deklaroi: “Gjatë një ndeshje mes Real Madrid dhe Valencia, kur isha drejtor teknik i klubit merengues, përllogaritëm se Roni kishte vrapuar shumë pak, madje më pak edhe se vetë portieri Iker Casillas. Braziliani mund të skarconte edhe i frenuar në vend, falë aftësisë së tij unike për të dribluar, ndërkohë që Cristiano Ronaldo ka nevojë për hapësira, për të aplikuar shpejtësinë e tij”. “Dinte gjëra që askush nuk do t’i kishte parë më parë. Ai, Romari dhe Weah, kanë rishpikur rolin e qendërsulmuesit. Ishin të parët që u kthyen në mesfushë për të marrë topin, për tu spostuar nga krahët, duke tërhequr kështu mbrojtësit kundërshtarë”, deklaroi Henry.

    Imazh i ngjashëm

    1. Shifrat e legjendës

    Ndonëse asaj kohe nuk ishte shpikur ende harta e nxehtë, shumë prej 414 golave të tij në karrierë ishin të atillë, duke kërkuar hapësirë në atë që sot e konsiderojmë gjysmë-hapësirë, korridorin e brendshëm të majtë. Shënoi 44 gola me Cruzeiro, 54 me PSV, 47 në një sezon të vetëm rekord te Barcelona, i thyer më pas nga Messi, 59  te Inter, 104 te Real Madrid, 8 te Milan, 35 te Corinthians. Fitoi dy Botërore, njërin si rezervë pa luajtur, ndërsa të dytin tërëisht si protagonist. “Bomber njëlloj si Pele, kampion bote, hero i ndeshjes, sërish në fron. Ky është Botërori i Nazario de Lima Ronaldo Luis, dhe do të qëndrojë në histori për fabulën e bukur të patreguar kurrë nga futbolli”, shkruan Giorgio Tosatti. Por, sikurse ka thënë një herë Fatih Terim, statistikat dhe shifrat janë njëlloj si minifundet, nuk tregojnë asnjëherë gjithçka.

    Imazh i ngjashëm

    2. E nis si portier

    Në historinë e tij ka gjithçka, mister, gjeniu dhe farsa, kilet e tepërta dhe transët, femrat, sponsorët, ballukja trekëndore, sikurse dhe dyshimi më i madh i historisë së futbollit. Gjithçka nis në Bento Ribeiro, lagje e varfër në veri-perëndim të Rio’s. Është djali i tretë i Sonia dhe Nelio Nazario de Lima. E quajtën Ronaldo në homazh të mjekut që e ndihmoi të vinte në këtë botë, doctor, Ronaldo Valente. Por, vëllai Nelinho, e shkurton dhe lehtëson në Dadado. Ky mbetet për një kohë të gjatë pseudonimi i tij, në ndeshjet me këmbët zbathur, përpara futjes në një skuadër të vogël futbolli me pesë futbollistë, në Tennis Club Valqueire. E nis si portier, por shumë shpejt spostohet në sulm dhe shënon stuhi golash. Transferohet te Social Ramos, ëndërron të luajë si idhulli i tij i parë, Zico, në Maracanà, me fanellën e Flamengo. Bën edhe një testim te Gavea.

    Imazh i ngjashëm

    Mamaja i vendos në kyçin e dorës orën e grumbullimit të parë, por ndonjë rrugaç ia vjedh atë gjatë rrugës së kthimit nga transferta. Por kuqezinjtë nuk munden t’i paguajnë biletën e trenit, ose ato të gjashtë autobusëve për të vajtur dhe për tu kthyer mes Bento Ribeiro dhe Gavea për seancat stërvitore. Kështu debuton me Cruzeiro. “Më dridheshin këmbët, por me të nisur ndeshja, arrita të qetësohem. Ishte ajo që ëndërroja gjatë të gjithë jetës, dhe me tu futur në fushë harrova çdo gjë”, tregon Ronaldo për faqen zyrtare të FIFA-s, duke risjellë në memorje ato kohë kur, të paktë ishin ata që kishin telefon në Bento Ribeiro, ndërkohë që ndeshja nuk transmetohej në TV, kështu që babi i tij, Nelio u detyrua të spostohej në një kodër, në rrethinat e qytetit, për të kërkuar me një radio të vjetër, frekuencat e sinjalit të një stacioni në Belo Horizonte. “Ai arriti të ndjekë të gjithë ndeshjen, madje ne e fituam atë”, kujton Roni.

    Rezultate imazhesh për ronaldo Tennis Club Valqueire

    3. Dhe Zoti krijoi sulmuesin perfekt

    Te Barcelona, shndërrohet në Fenomen. Fiton Superkupën, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Kupave, me një penallti deçizive ndaj PSG. Tripleta ndaj Valencia shtangu asaj kohe trajnerin Valdano: “Nuk është një njeri, por një tufë me kuaj”. Këtë gjë e zbuloi edhe Compostela më datë 12 tetor 1996. Përshkruan 47 metra në 11 sekonda, prek topin 14 herë dhe driblon 5 kundërshtarë përpara se të mundë Fernando. Bobby Robson, që kërkonte të mbante lart Barcelonën pas epokës së “Dream Team” të Cruijff, nuk ekzaltohet, por vendos duart në kokë. Duket sikur pyet, dhe nuk është i vetmi: “Por, si është e mundur? Mund të shkosh kudo në botë, por nuk do të gjesh kurrë një futbollist të aftë të bëjë diçka të tillë”. “Pele është rikthyer”, është titulli kryesor i gazetës spanjolle “AS” të nesërmen. Një radio e Barcelonës nxit një konkurs për të gjetur një pseudonin dhe “E.T” sikurse “Jonjerëzor” ishin dy më të votuarit. Miguel Angel Lotina, trajner i Logrones, ka vetëm një ide për ta ndalur: t’i qëlloj me armë. Ai gol ndaj Compostela përfundon në një reklamë të Nike. “Imagjino që i ke kërkuar Zotit të jesh futbollisti më i mirë në botë”, citon zëri jashtë fushe, ”dhe që Zoti të ka dëgjuar”.

    Rezultate imazhesh për ronaldo barcelona

    4. Në pushtimin e Milanos

    Është pikërisht në atë sezon që Moratti u dashurua me Ronaldo, që zbarkon në Milano më 25 korrik 1997, dorë për dore me Susana Werner, për të gjithë e njohur si Ronaldinha. Akomodohen në suitën e Princit të Savoias, që vetëm pak ditë më parë kishte mirëpritur Lady Diana. Më 12 shtator në Bologna Ronaldo shënon golin e tij të parë në Serie A, falë në finte që nxjerr jashtë loje Massimo Paganin. “Për ta ndalur nevojitej e gjithë policia”, pranon Candela. Është viti i atij goli me parabolë ndaj Rossi, në fitoren 3-0 në derbi, që mbetet edhe kujtimi i tij më i mirë në përballjet e qytetit, të përplasjes me Iuliano, të nervave dhe ngushëllimit në “Parco dei Principi” me Kupën UEFA në qiell. “Ronaldo është një enciklopedi që mund ta shfletojmë vetëm ne”, citonte Moratti. Është fillimi i fundit. Ndrydhje jonatyrale të gjurit gjatë ndeshjes Inter-Leçe të datës 21 nëntor 1999. Gerard Saillant arrin të rindërtojë tendinën rotuleo.

    Rezultate imazhesh për ronaldo inter

    Më datë 12 prill 2000, si baba, rikthehet në fushë kundër Lazios. Prek vetëm 5 herë topin dhe më pas goditja, ndihet sërish tendinën që këputet prap, njëlloj si një një llastik. Ronaldo del me lot në sy për tu rikthyer te profesor Saillant. Më 5 maj 2002 është sërish Lazio dhe ishin sërish dhimbje. Më pas, pas triumfit botëror, lamtumira për të marrë rrugën në drejtim të Madrid. Përfundon fabula me qytetin që e deshi më shumë, edhe në sezonin më të shkurtër te Milan. Përfundon me atë epoka e artë e Seria A. “Kam insistuar gjithmonë se madhështia e një futbollisti matet edhe me madhështinë e kundërshtarëve të tij, të dueleve të mëdha, që edhe një sport kolektiv si futbollit di të dhurojë. Vitet e Ronaldos në Itali, gjatë eksperiencës së tij të parë, me Inter, janë karakterizuar nga sfida jonë, Del Piero-Ronaldo, Juve-Inter. Në fund kërkonim gjithmonë njëri tjetrin dhe shkëmbenim fanellat. Ronaldo ka qenë një nga futbollistët që kam vlerësuar më shumë. Ajo që ka bërë Ronaldo do të mbetet gjithmonë në historinë e futbollit dhe në sytë e kujtdo që dashuron këtë sportn, pavarësisht ngjyrave të fanellës, të tifos dhe flamurëve. Futbollistë si Ronaldo u përkasin të gjithëve”, shkruan Del Piero.

    Imazh i ngjashëm

    5. Misteri i Parisit

    Kanë kaluar pak javë nga triumfi i zikaltërve në “Parco dei Principi”. Në të njëjtin Paris, misterioz dhe revolucionar, konsumohet hija më e madhe e dyshimit për shekullin futbollistik. Çfarë i ndodhi Ronaldos përpara finales së Botërorit? Aldo Rebelo, deputet komunist, i famshëm për hartimin e ligjit që synonte të mbronte portugalishten nga fjalët anglisht, dorëzon një peticion në Dhomën e Deputetëve. Është i bindur se trajneri i asaj kohe, Zagallo e ka aktivizuar Ronaldo vetëm si detyrim nga kontrata prej 160 milionë dollar me Nike. Trajneri mohon çdo ndikim të aluduar mbi formacionin, dhe thekson se Fenomeni ishte vizituar nga mjekët francezë dhe kishte marrë prej tyre konfirmimin për të luajtur.

    Imazh i ngjashëm

    Kujton se në një moment të parë kishte vendosur të aktivizonte Edmundo, që atë pasdite i kishte nxjerrë gjuhën, ndërkohë që ishte nën efektin e konvulsioneve të epilepsisë. “E gjetën përdhe me shkumë në gojë që godiste trupin me duar”, rikujton Edmundo. Por, kontrata nuk hyn fare, të paktën ky është konkluzioni i Comisionit të Hetimit Parlamentar. Revista Lance hipotezon se ka qenë efekt i një injeksioni të xilocaina në gju, që në mënyrë të pavullnetshme ka përfunduar në qarkun e gjakut. Bruno Carù, në “Tribù del Calcio” për “Sport Mediaset”, disa vjet më parë ka dhënë një version krejtësisht ndryshe. Kardiologu me famë botërore, ka analizuar dokumentacionin mjekësor të doktor Volpi dhe akuzon mjekët e “Clinique des Lilas” se i kanë dhënë mjekime të gabuara. Epilepsia thotë ai nuk ka punë fare.

    Rezultate imazhesh për ronaldo barthez

    “Ndodhi që Ronaldo u shtri në krevat për të ndjekur Gran Premio të Formula 1 dhe pa kuptuar, përkuli kokën në mënyrë jonatyrale për të shtypur në lartësinë e qafës karotidin, një organ i madh sa një kokërr, por përgjegjës për mekanizmat e reflekseve të rregullimit të frekuencës kardiake dhe të presionit. Kështu, Ronaldo pësoi një rënie të papritur të frekuencës kardiake dhe të presionit, dhe për pasojë humbi ndjenjat nga konvulsionet”, tregoi doktori. Elektrokardiograma tregon për një frekeuncë mezi 18 rrahje në minutë. Mjekët i dhanë Gardenale, ilacin e përdorur nga Marilyn Monroe për tu vetvrarë, një qetësues që bën punë për epilepsinë, por jo për krizat kardiake, që shkakton një reduktim të ndjeshëm të aktivitetit cerebral. Katër vite më pas, e verdha e dyshimtë shndërrohet në arin që shkëlqeu nën qiellin e Ykohama. Arin e Topit që feston fabulën e madhe të mileniumit të tretë dhe të Fenomenit të vetëm.

    [interaction id=”586d3f7c804953407ce1c0d7″]


    Lexo postimet e tjera