• Dita: Vendi i 4-t? Gjithçka e hapur, por të kalojmë Vllazninë

    Publikuar: 17 May 7:44

    Pas barazimit me Luftëtarin në Gjirokastër, Teuta kërkon të rikthehet te fitorja në ndeshjen e radhës me Vllazninë në “Niko Dovana”. “Djemtë e Detit” rrezikojnë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar dhe kundër kuqebluve fitorja është rezultati i vetëm që u bënë punë. Diferenca me vendin e parafundit që mbahet nga Tirana është vetëm 2 pikë dhe gara është e hapur kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga fundi. Mesfushori Bruno Dita, në intervistën për “Telesport.al” deklaroi se kundër Vllaznisë nuk i kënaq asnjë rezultat tjetër përveç fitores.

    Image result for bruno dita

    “Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari që të hap probleme. Po e përgatisim me kujdes këtë sfidë me qëllimin e vetëm për të marrë fitoren dhe të hedhi një hap të sigurt drejt mbijetesës”, theksoi 24-vjeçari. I pyetur se sa e rrezikuar është Teuta, Dita tha: “Aktualisht renditemi në vend të gjashtë dhe ky nuk është një pozicion i keq, por diferenca është shumë e vogël si me vendin e parafundit ashtu edhe me të katërtin prandaj ne duhet të japim maksimumin në këto dy ndeshje për të marrë pikët maksimale. Një hap flas mund të shkatërroj një sezon të tërë”.

    Image result for bruno dita

    Nëse Teuta i fiton të dyja ndeshjet e mbetura (Vllaznia, Laçi) dhe Luftëtari gabon (Tirana, Kukësi) “Djemtë e Detit” mund të sigurojnë vendin e katërt që të dërgon në Europë nëse Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë. “Ne po mendojmë vetëm për ndeshjen me Vllazninë ku kërkojmë 3 pikët, më pas do të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe vendin e katërt. Nëse të gjithë japim më të mirë në këto dy ndeshje gjithçka mund të ndodh.


    Lexo postimet e tjera