Futboll

Ditëlindja e trishtuar e Leo Messit, Argjentina e uron dhe pret golat e kapitenit

Lionel Messi feston sot 31-vjetorin e lindjes, por kjo ditëlindje duket shumë e trishtuar për futbollistin argjentinas, që rrezikon të eliminohet shumë shpejt nga Botërori “Rusi 2018”. Jo vetëm kaq, por situata në kombëtaren argjentinase është e rëndë, ku mbizotëron vetëm kaosi pas polemikave që skuadra ka me trajnerin Jorge Sampaoli. Edhe pse 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, bashkë me lojtarët kanë kërkuar largimin e trajnerit, duke kërkuar që ta bëjnë vetë formacionin e drejtojnë stërvitjen, Federata ka hedhur poshtë pretendimet.

Në një moment kaq të vështirë, e gjithë Argjentina uron talentin e saj Leo Messi, bashkohet rreth tij dhe e uron që për ditëlindje t’i dhurojë kombëtares kualifikimin në turin tjetër. Janë të shumta urimet që kanë ardhur në adresë të sulmuesit, nga bashkëshortja e tij Antonella, nga Barcelona, nga ish-shoku i skuadrës Neymar , por mbi të gjitha nga bashkatdhetarët e tij, që presin që Messi t’i dhurojë fitoren e parë në këtë Botëror.

Më shumë nga Futboll