Argetim

Djali i pronarit të Inter i bën vetes një dhuratë zikaltër me vlerë 2 mln euro

Pasionet më të mëdha të Stephen Zhang, djali i pronarit të Inter-it, janë futbolli dhe makinat luksoze. Për t’i festuar këto dy pasione me një goditje të vetme, Zhang Jr i ka dhuruar vetes një Pagani Huayra BC të personalizuar me ngjyrat dhe logon e klubit. Me këtë makinë ai është paraqitur në festën e Krishtlindjes të organizuar nga skuadra, ku ka deklaruar: “Si fillim i bëj urimet e mia të gjithë tifozëve zikaltër në botë. Në prag të 2018-ës, ata duhet të jenë gati sepse Inter Is Coming”.

Huayra BC është një nga makinat më ekskluzive në botë. Ka një motor V12 Mercedes Amg me 750 kuaj fuqi dhe peshon vetëm 1218 kg falë fibrave të karbonit. Për sa i takon performancës, kjo makinë mund të shkojë nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda. Çmimi i kalon 2 milionë euro-t.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Argetim