La Liga

Djaloshi pyet Neymar: “Pse u largove nga Barça për PSG?” Përgjigja nuk është aspak bindëse

Anglia dhe Brazil kanë zhvilluar një miqësore luksi në ditët e kaluara. Ndërsa Italia po vuante ndaj Suedisë, dy nga kombëtaret protagoniste të Botërorit të ardhshëm po provonin veten në “Ëembley”. Në fushë ka qenë edhe Neymar, lojtari më i pritur nga të gjithë, për famën e tij dhe për atë që ka ndodhur në muajt e kaluar: nga transferimi i shekullit te PSG te përgënjeshtrimet për mosmarrëveshjet me trajnerin Emery.

Kur fëmijët që shoqërojnë skuadrat e kanë parë pak hapa larg tyre, e kanë thirrur dhe i kanë tërhequr vëmendjen për ta përshëndetur dhe për t’i shtrënguar dorën. Por njëri prej tyre nuk është mjaftuar me kaq dhe i ka bërë një pyetje direkte: “Pse u largove nga Barcelona për të shkuar te PSG?”. Me pak fjalë, djaloshit i është dukur shumë e çuditshme që “O Ney” ka vendosur të lërë klubin katalanas, një nga më të fortët në botë, dhe nuk ka dashur të humbasë rastin për të mësuar arsyen.

“Për të bërë të madh kampionatin francez”, ka qenë përgjigja e ylli amerikanojugor, siç është kuptuar edhe nga pamjet televizive të Federatës Angleze të Futbollit. Por ka pak mundësi që djaloshi t’i ketë besuar këtij justifikimi, edhe pse për të duhet të jetë diçka e mrekullueshme të kesh mundësinë të luash në një ekip me Leo Messi-n. Por nuk e ka menduar kështu ish-lojtari i Santos, i cili do t’i kushtojë 600 milionë euro në total PSG-së për pesë vitet ardhshme. Në fushë, ai nuk ka arritur ta udhëheqë Brazilin drejt fitores, por i ka treguar të gjithëve se 222 milionë eurot e shpenzuar nga francezët nuk kanë qenë një çmenduri.

Më shumë nga La Liga