Gossip

Djokovic bën bamirësin, ofron vakte falas për të varfërit

Novak Djokovic ka nisur punën për t’u rikthyer në fushë në formën optimale, pasi ka marrë pushim pjesën e dytë të 2017-ës. Por ish-numri 1 në botë këtë herë ka qënë në qendër të vëmendjes për një gjest bamirësie, duke ndihmuar ata që kanë patur më pak fat se ai. Në një nga restorantet që ka hapur në Serbi, ai ka vendosur që t’u ofrojë ushqim falas të gjithë personave në nevojë.

Kjo do të bëhet në restorantin e tij të tretë që do të hapet këtë fundvit në Beograd, ku tashmë prej disa vitesh janë edhe dy restorante të tjerë, që quhen Novak dhe Equita. “Paraja nuk është një problem për mua, pasi kam fituar shumë, për të ndihmuar edhe ata që nuk kanë të hanë në Serbi. Ata e meritojnë këtë gjë, pasi më kanë mbështetur gjithnjë”, tha Djokovic.

Më shumë nga Gossip