Tenis

Djokovic debuton me fitore: Periudha më e vështirë kaloi

Tenisti serb Novak Djokovic ka fituar 2-0 (6-1, 6-4) ndaj austriakut Dominic Thiem, në ndeshje “shoë” të zhvilluar në turneun e Kooyong, Australi. Një paraqitje e mirë e ish-numrit 1 në botë, që pati epërsi në fushë në të dyja setet, duke e dominuar ndeshjen dhe tregoi një formë të mirë sportive. Çka tregon se Djokovic është gati prë një fillim të ri dhe për të luajtur ditën e hënë në grand slemin e Australian Open. “Ishte një start i përkryer për mua dhe pata ndjesi pozitive”, tha Djokovic pas ndeshjes.

Stervitja me ritme te mira, serbi gati per Australian Open

Ishte një moment magjik rikthimi në fushë, pasi e dua këtë sport dhe më mungonte të luaja një ndeshje të plotë. Ishte një test i rëndësishëm, për të parë se deri ku ka shkuar puna dhe mendoj se gjërat shkuan mirë. Jam i kënaqur, sidomos për sa i përket shërbimit, pasi doja të shihja reagimin e gjurit. Tani mund të përmirësohem edhe më shumë ditët në vijim, por mund të them se e kalova periudhën më të vështirë”, u shpreh Novak Djokovic.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis