Tenis

Djokovic: Do të shfrytëzoj çdo mundësi për t’u rikthyer “numri 1”

Novak Djokovic ka nisur sfidën personale për t’u rikthyer në krye të renditjes botërore, teksa ka zbritur në fushë në turneun Masters të Shangait, me shpresën që ta fitojë atë. Tenisti serb ka bërë një planifikim të eventeve ku do të luajë këtë sezon, që i japin mundësi ta mbyllë vitin 2019 në krye edhe pse rivaliteti do të jetë i madh. “Tani që nuk ka më asnjë grand slam jam përqendruar në turnetë Masters, duke u përpjekur që të fitoj sa më shumë ndeshje e turne, për ta mbyllur këtë sezon në krye të renditjes”, tha Djokovic.

Tashmë objektivi i tenistëve më të mirë është triumfi në Londër, në finalet e Championship dhe ta mbyllin vitin si “numri 1”. E di që nuk do të jetë e lehtë, por synoj që të grumbulloj sa më shumë pikë dhe të jem gjithnjë kompetitiv. E di që kam një shans të mirë për të qenë sërish numri 1 në fund të këtij viti dhe do të shfrytëzoj çdo mundësi për t’ia dalë mbanë”, u shpreh Novak Djokovic, aktualisht numri 3 në botë, pas Nadal dhe Federer.

Më shumë nga Tenis