Tenis

Djokovic gati për Australian Open, stërvitja në Melburn me ritme të mira

Novak Djokovic ka disa ditë që ka mbërritur në Melburn dhe po stërvitet, me shpresën që të rikuperojë nga dëmtimi dhe të luajë në grand slemin e Australian Open, që nis më 15 janar. Tenisti serb është stërvitur në sallën kryesore të “Rod Laver Arena” dhe ka deklaruar se progresi po ecën mirë dhe se ka shumë shanse të jetë në fushë më 15 janar.

Në stërvitjet e para gjithçka ka shkuar mirë. Jam i privilegjuar që kam patur mundësi të stërvitem në sallën kryesore, duke patur mundësi të  testoj veten. Kam muaj që nuk luaj në një turned he ndihem në formë, gati për të luajtur. Shpresoj që të mos kem asnjë problem tjetër deri ditën e hënë”, deklaroi Novak Djokovic, që nuk luan prej grand slemit të Wimbledonit.

Më shumë nga Tenis