Tenis

Djokovic: Ja ndeshja më e bukur e karrierës time

Tenisti serb Novak Djokovic, ka rrëfyer për mediat se cila është ndeshja më e mirë e karrierës së tij. “Me shumë mundësi ajo që kam luajtur ndaj Rafael Nadal në finalen e grand slemit të Australian Open, në vitin 2012. Ajo ndeshje zgjati gati 6 orë, një maratonë dhe spektakël, vërtet një ndeshje speciale dhe e veçantë, pasi vendosi rekordin e kohëzgjatjes së një finaleje, 5 orë e 53 minuta. Përballë njëri-tjetrit ishin numrat 1 dhe 2 në botë dhe deri në fund nuk duhej se kush do të fitonte”, tha Djokovic, që e fitoi 3-2 atë takim.

Në setin e pestë të dy ishim të lodhur dhe gjithnjë kam thënë se ajo ndeshje dhe ai set kanë lënë gjurmë të thella tek unë. Ende sot e kujtoj atë ndeshje dhe ato momente, ku muskujt po më linin dhe vetëm falë dëshirës dhe mundit arrita ta fitoj atë finale”, u shpreh Novak Djokovic. Serbi dhe spanjolli mund të përballen mes tyre në gjysmëfinalet e grand slemit të Wimbledon këtë vit.

Më shumë nga Tenis