Tenis

Djokovic: Jam gati për Wimbledon, shpresoj të shkoj deri në finale

Tenisti serb Novak Djokovic, pas grand slemit të Roland Garros është fokusuar në turneun që do të zhvillohet në Londër pas dy javësh, atë të Wimbledon. Ish-numri 1 në botë është ende në kërkim të fitores së parë për këtë vit, sukses që mungon prej më shumë se një viti, ndaj shpreson që herët a vonë kjo ditë të vijë.

Fillimisht kam menduar se sipërfaqja me bar nuk është u përshtatshme për tipin tim të lojës, por me kalimin e kohës kam kuptuar se është e kundërta. Kam dalë 3 herë në finale e Wimbledon, çka do të thotë që përshtatem mirë”, tha Djokovic.

Djokovic e ka rritur ndjeshëm nivelin e tij të lojës, luan më shumë ndeshje dhe përgatitet që në turneun londinez të shkojë deri në fund. Interesant fakti se finalja e Wimbledon është në të njëjtën ditë me finale e botërorit të futbollit “Rusi 2019”.

Nuk e dija një gjë të tillë, shpresoj që atë ditë të jem në finale dhe të fitoj e më pas të shijoj finalen e futbollit. Gjithsesi, do të isha më shumë i lumtur për finale time se sa për atë të futbollit. Të shohim se si do të shkojnë gjërat deri në fund”, tha Djokovic.

Më shumë nga Tenis