• Djokovic kopjon Murray, tërhiqet nga turneu i Majemit

    Publikuar: 20 Mar 3:22

    Pas Andy Murray edhe tenisti serb Novak djokovic ka deklaruar sot se nuk do të luajë në turneun Masters të Majemit, që nis javën e ardhshme. Një dëmtim në dorë ka detyruar numrin 2 në botë për meshkuj që të mos marrë pjesë në turneun ku është kampion në fuqi, duke humbur kështu 1,000 pikë në renditjen e përgjithshme. Lajmin e konfirmuar vetë Djokovic në rrjetet sociale, duke thënë: “Mjeku më ka këshilluar që të mos luaj për shkak të dëmtimit në bërrylin e djathtë. Një problem që më shqetëson prej muajsh dhe që është përkeqësuar shumë kohët e fundit. Do të bëj maksimumin që të rikuperoj sa më shpejt dhe të rikthehem në fushë”, tha Djokovic.

    Për fat të keq, nuk do të jem në fushë në turneun e Majemit, për të mbrojtur aty titullin e fituar vjet. Për mua kjo tërheqje është po kaq shokuese sa edhe për ju, pasi aty kam fituar turneun tim të parë Masters në karrierën time. Pa asnjë dyshim, në sport humbjet më të mëdha vijnë pikërisht nga dëmtimet dhe jo nga rivalët. Mendoj se kam luajtur shumë vitet e fundit dhe tashmë e gjithë kjo lodhje po ndikon në fizikun tim, duke lënë gjurmë”, tha më tej tenisti serb Novak Djokovic, që e ka fituar 6 herë turneun e Majemit, turne ku për herë të parë mungojnë numrat 1 dhe 2 në botë për meshkuj. Djokovic pritet të kthehet në fushë në turnetë e parë që luhen në fushat me dhè.


    Lexo postimet e tjera